Kapet në flagrancë hajni nga Kumanova

MPB njofton se në orët e para të ditës së sotme është kapur në flagrancë një hajn nga Kumanova.

“Sot (09.03.2023) në ora 01:40, zyrtarët policorë të SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria E.I.(32) nga Kumanova. Ai është kapur duke tentuar të marrë sende nga një shtëpi në rrugën “30 Korriku” në Kumanovë. E.I. është ndaluar në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.