Kapet marihuanë në Gostivar, arrestohet një 32-vjeçar

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në orët e para të ditës së sotme ka arrestuar një person nga Gostivari dhe ka konfiskuar marihuanë, përcjell TV21.

“Sot (19.01.2023) në ora 00:45 në Senokos të Gostivarit, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë – DPB-Gostivar, kanë privuar nga liria I.Xh.(32) nga i njëjti fshat. Gjatë kontrollit të kryer me vendim gjykate në një shtëpi dhe ambiente të tjera ndihmëse ku banonte I.J. dhe gjatë kontrollit iu gjetën dhe iu morën tre qese me pako individuale marihuanë dhe një peshore dixhitale”, thonë nga MPB.