Kapet drogë në vlerë të 20.000 eurove! Arrestohet 28-vjeçari nga Velesi

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot është arrestuar një 28-vjeçar nga Velesi, përcjell TV21. MPB njofton se policia gjatë bastisjes në shtëpinë dhe ambientet nihmëse ka kapur substanca narkotike në vlerë të 20 mijë eruove.

“Sot (11.03.2022) me urdhër të Gjykatësit në procedurë paraprake, është kryer bastisje në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse të N.C. (28) nga Velesi. Gjatë bastisjes, në shtëpi dhe në oborrin e shtëpisë janë gjetur pesë paketime më të mëdha në të cilat ka pasur nga rreth një kilogramë marihuanë, gjithsej rreth pesë kilogramë, e cila ka qenë e groposur në oborr. Marihuanë është gjetur edhe në automjetin e tij ”ford fiesta” dhe në një dhomë në shtëpi, ku përveç marihuanës janë gjetur edhe kapsula dhe rreth 50.000 denarë, për të cilat ekziston dyshim i bazuar se janë nga shitja e drogës”, thonë nga MPB.