Kapet drogë në Shutkë, arrestohet 41-vjeçari

Policia gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 18:20 në rajonin e Shuto Orizarës kanë arrestuar 41-vjeçarin I.ZH. nga Shkupi, pasi tek i njëjti është gjetur sasi e marijuhanës. Personi në fjalë dyshohet për shkeljen e nenit 215 nga Kodi Penal, gjegjësisht dyshohet për prodhim dhe shitje të supstancave narkotike.

MPB njofton se pas dokumentimit të plot të rastit, kundër tij do të parashtrohet padi konkrete.