Kapet 57 vjeçari me test të falsifikuar për koronavirus, arrestohet në Aeroportin e Shkupit

Në Aeroportin e Shkupit është arrestuar një 57 vjeçar nga Prilepi pasi është vërtetuar se i njëjti ka dorëzuar test të falsifikuar negativ për Covid-19.

“Dje në orën 05:30 në vendkalimin kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar” – Shkup, në dalje nga Republika e Maqedonisë së Veriut, A.R. (57) nga Prilepi, me vendbanim në Britani të Madhe, u arrestua për shkak se posedonte një PCR test negativ të falsifikuar për Covid-19″, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.