Kapen 11 imigrantë në Gradsko

MPB njofton se policia ka zbuluar 11 imigrantë në Gradsko.

“Sot (21.04.2023) në ora 02:50 në autostradën A1, në kryqëzimin e Gradsko, zyrtarët policorë nga stacioni policor për mbikëqyrje kufitare “Mihajllovë” kanë ndaluar automjetin “Audi A8” me targa të Shkupit.

Gjatë kontrollimit të automjetit në të janë gjetur 11 emigrantë, 10 prej tyre nga Kongo dhe një nga Afganistani.

Është njoftuar Prokurori Publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.