Aksioni policor në burgun e Idrizovës, disa të burgosur përfundojnë në spital

Dy persona kërkuan të dërgohen për kontrolle mjekësore në klinikat e Shkupit pas aksionit të djeshëm në burgun e Idrizovës dhe më pas u kthyen në burg. Një ditë më parë njësiti special i Ministrisë së Brendshme, me kërkesë të policisë së burgut, kreu kontroll në burgun e Idrizovës.

Jozyrtarisht, bëhet fjalë për shpërbërjen e një grupi droge që vepronte brenda burgut, por shkaqet nuk janë konfirmuar.

“Alsat” njofton se ka pasur trazira midis të burgosurve dhe ka pasur një përplasje me policinë e burgut, prandaj për ndihmë është thirrur njësiti special i Ministrisë së Brendshme.

Janë bllokuar hyrjet dhe daljet e repartit gjysmë të hapur dhe të hapur ndërsa pjesë e aksionit ishte edhe administrata e burgut.

Ndërkohë në periudhën e kaluar u dogjën disa automjete të zyrtarëve të burgut, mes të cilave edhe ajo e zëvendës drejtorit.

Ministria e Brendshme ende nuk ka dhënë detaje për aksionin.