Ndërsa Kanye West kishte veshur një palë pantallona të zeza, një këmishë të zezë dhe një shall të mbështjellë rreth fytyrës. Ai zgjodhi të mos vishte asnjë këpucë gjatë daljes, duke ecur rrugëve të Italisë vetëm me një palë çorape.
Një shikues i tha DailyMail se Bianca e mbajti jastëkun të shtrënguar fort pas gjoksit të saj gjatë gjithë kohës që darkuan të martën në mbrëmje.
Pasi u larguan nga hoteli i tyre të mërkurën, ata shkuan në një udhëtim blerjesh në butikun e stilistit italian Francesco Risso, “Marni”.
Një fotograf vendas i kapi ata në fotografi duke u përqafuar me ikonën e modës, përpara se të shkonin në dyqan. Duket sikur ata gjetën diçka që u pëlqeu sepse Kanye mbajti një çantë pazari ndërsa dolën më pas.
Çifti nuk janë të panjohur për skandale të tilla, pasi Kanye dhe Bianca kanë pasur shumë paraqitje skandaloze ditëve të fundit. Që nga mbërritja në Itali muajin e kaluar, pamja e Biancas ka ngjallur vazhdimisht zemërim nga vendasit.
Ajo është parë duke veshur veshje të tejdukshme dhe rrjete që ia lënë gjoksin të dukshëm, të cilat përdoruesit e rrjeteve sociale i përshkruan si “mosrespektuese” në një vend të njohur për trashëgiminë e tij konservatore katolike.
Gjërat arritën kulmin javën e kaluar, kur dy yjet u fotogrfuan duke u përfshirë në atë që dukej të ishte një akt i turpshëm gjatë një xhiro me varkë nëpër Venedik.
Kanyet i dolën në shesh të pasmet pasi ishte i fotografuar nga mbrapa, ndërsa gruaja e tij mbante kokën në prehrin e tij – duke lënë të dyshohet se çifti ishin duke kryer seks oral.
Çifti ishte shoqëruar nga një mikeshë, e cila dukej se kalonte shumë nga koha e saj përpara me kapitenin e varkës, duke i dhënë çiftit sa më shumë privatësi.
DailyMail zbuloi ekskluzivisht më pas se policia po heton çiftin për fotot komprometuese.
Një burim i forcave të rendit tha se ata kishin identifikuar shoferin e taksisë së ujit me të cilin ishin dhe prisnin ta merrnin në pyetje në ditët në vijim se çfarë ndodhi saktësisht.
“Ka standarde të edukatës publike që duhet të ndiqen nga turistët dhe vendasit dhe çdo shkelje dënohet ashpër”, tha burimi.
Imazhet e [Kanye] me pantallonat e tij të ulura ndërsa ishte në një varkë-taksi ndërsa ai dhe partnerja e tij kalonin lagunën u panë nga e gjithë bota.