Kante pritet të largohet nga Chelsea

N’Golo Kante vazhdon të jetë në një moment të papërshtatshëm në karrierën e tij.

Ylli francez, N’Golo Kante vazhdon të jetë jashtë fushave të blerta dhe emri i tij tashmë ka filluar të lidhet me një largim të mundshëm nga Chelsea.

Sipas raportimeve të fundit nga Fabrizio Romano, Kante mund të largohet si lojtar i lirë gjatë verës, përcjell lajmi.net.

Kontrata e francezit skadon në fund të sezonit 2022/23.

Negociatat për rinovim kontrate nuk janë të lehta. Barcelona është një prej skuadrave që mund të synojë ta transferojë Kanten falas.