Kane nuk paraqitet në stërvitje, shtohen zërat për transferimin e tij te Man City

Vazhdojnë spekulimet lidhur me të ardhmen e Harry Kane.

Kane duket se nuk është më i lumtur në Tottenham dhe po kërkon largimin, transmeton lajmi.net.

Futbollisti duhej të kthehej sot nga pushimet e tij pas Kampionatit Evropian.

Por, sipas ‘Sky Sports’, sulmuesi nuk është paraqitur sot në stërvitjet e Tottenhamit, duke shtuar zërat për largimin e tij.

 

Anglezi është duke u lidhur me një kalim te Man City dhe tani ky veprim i tij e bënë edhe më të mundshëm transferimin e tij te ‘Citizens’.

Mbetet të shihet cila do të jetë e ardhmja e 28-vjeçarit.