Kampioni nga Likova (Foto)

Gilman Jonuzi fitoi vendin e parë në disiplinën 400 metre në atletikë. Ai këtë fitore e shenoi në mitingun “11 Tetori” të organizuar në Kumanovë, në konkurencë mjaft të fuqishme.
Ky talent i ri 21 vjeçar, vjen nga Likova dhe është atlet në klubin AK Kumanovo, shkruan Gazeta Lajm.

Trajneri Filip Kolevski thotë se Junuzi është ndër shpresat më të mëdha të atletikës kumanovare.