Kamioni përplasë këmbësorin, lëndohet rëndë banori i Studeniçanit të Shkupit

Sipas informacioneve nga Ministria e Puneve te Brendshme (MPB), kamioni i tipit “Mercedes”, drejtohej nga një banor 38-vjeçar i fshatit Usje.
Një këmbësor 78-vjeçar eshte plagosur rëndë pasi u godit nga një kamion, në rrugën lokale midis fshatrave Oreshan dhe Zelenikovë.
Sipas informacioneve nga policia, kamioni “Mercedes” drejtohej nga një banor i moshës 38-vjeçare, nga fshati Usje.
Këmbësori i lënduar, i cili është nga Studeniçani, menjehere eshte derguar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” Shkup, ku mjekët i diagnostikuan lëndime të rënda.
Nderkohe eshte kryer edhe procedura hetimore për rrethanat e aksidentit.