Gostivarliu e dhunon brutalisht te dashurën e tij!

Më 25.06.2026 në ora 15:20 në DPB Gostivar, një grua 22-vjeçare nga Gostivari ka raportuar se për një periudhë të gjatë kohore ka qenë e keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga partneri i saj B.I. nga Gostivari.

Sipas raportimit, para tre vitesh ai i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, ndërsa më 18.06.2026 e ka sulmuar sërish fizikisht dhe e ka kërcënuar atë dhe një mik të saj. Më vonë, me urdhër gjyqësor, është kryer bastisje në shtëpinë e të denoncuarit B.I., me ç’rast është gjetur një pushkë gjuetie që i përkiste babait të tij të ndjerë, i cili e posedonte me leje. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.