Kamberi tha se zgjedhjet e 3 prillit në Serbi u karakterizua me pjesëmarrje të ulët të shqiptarëve.
Ai theksoi se një numri të madh të shqiptarëve i është pamundësuar votimi nga ana e shtetit serb.
“Me gjithë votat e marra, ato akoma nuk janë garanci për të fituar një mandat”.
“Zgjedhjet e fundit në Serbi të datës 3 prill u karakterizuan me pjesëmarrje të ulët të votuesve shqiptarë. Pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve që rezultoi me shlyerjen e tyre nga listat zgjedhore delegjitimoi procesin zgjedhor, sidomos në Luginën e Preshevës. Shumë shqiptarëve u është pamundësuar e drejta elementare. E drejta për të votuar. Kjo e bën procesin zgjedhor jodemokratik. Zgjedhjet jo të lira”.
Ish-deputeti në Kuvendin e Serbisë shtoi se zgjedhjet në Luginën e Preshevës duhet të përsëriten.
“Prandaj, zgjedhjet duhet të përsëriten në Luginën e Preshevës, duke zgjidhur paraprakisht çështjen e mohimit të së drejtës për të votuar për çdo qytetar të Luginës së Preshevës”.