Kallëzim penal sot ndaj një zyrtari të ‘lartë’ të LDK-së, ka të bëjë me vrasjen e Astrit Deharit

Avokati Tomë Gashi, përmes një postimi në facebook, prej dje ka paralajmëruar se sot do të ngrit kallëzim penal ndaj një zyrtari të LDK-së.
Siç ka shkruar Gashi, këtë do ta bëjë në emër të Avni Deharit, pasi kallëzimi penal ka të bëjë me rastin e Astrit Deharit.
“Me autorizim te z.Avni Deharit nesër me 12.02.2021 do të paraqes kallëzim penal kundër një zyrtari të ‘lartë’ të LDK-së. Kallëzimi penal ka të bëjë me vrasjen e aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Astrit Dehari”, ka shkruar Tomë Gashi, përcjellë “Bota sot”.