Kallëzim penal ndaj 42 vjeçarit nga Kërçova, policia i sekuestroi marihuanë

Sektori për Punë të Brendshme – Kërçovë ka ngritur kallëzim penal kundër V.B. (42) nga Kërçova, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Gjatë kontrollit në rrugën “Tane Caleski” në Kërçovë, nëpunës policorë nga policia kriminalistike gjetën dhe sekuestruan marihuanë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vazhdojnë.