Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale, Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i parashtroi kallëzim penal kundër nëpunësit policor F.M., i punësuar në Njësitin e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “maltretim në ushtrimin e detyrës” sipas nenit 143 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në të vërtetë, i denoncuari në cilësinë e nëpunësit policorë më date 26.03.2022, në ushtrimin e detyrës, ndaj të dëmtuarit T.G. nga Manastiri pa nevojë dhe në mënyrë të tepërt ka përdorur forcë fizike dhe frikësim.
Kundër nëpunësit policor do të ngritet edhe procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore.
Lajme Kallëzim penal kundër një nëpunësi policorë, ka përdorur forcë fizike pa nevojë...