Kallëzim Penal kundër Kurto Dudushit

SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër Kurto Dudushit, kryetar i Komunës së Shuto Orizares. Ai akuzohet se ka emëruar drejtorë në një çerdhe në komunën që ai drejton persona që nuk ishin të punësuar në atë çerdhe.

“SPB Shkup-Njësia kundër krimit ekonomik dhe kompjuterik ka paraqitur kallëzim penal kundër Kurto Dudushi (49), për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale “pakujdesi në punë gjatë ofrimit të shërbimeve” të dënuar sipas nenit 353 të Kodit Penal”, njoftojnë nga MPB.

I akuzuari gjatë vitit 2020 dhe 2024 ka vepruar nga pakujdesia në ushtrimin e kompetencave të tij gjatë zbatimit të procedurës administrative dhe ka shkelur dispozitat ligjore në mënyrë që ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve – neni 126. Në vitin 2020 dhe në vitin 2024, emëroi drejtorë çerdhesh, persona që nuk ishin të punësuar në çerdhe, pavarësisht se ligji thotë se emërimi i ushtruesit të detyrës së drejtorit të një çerdhe duhet të bëhet nga punonjësit e çerdhes./Telegrafi/