Kalimi në Real Madrid i Mbappes, vetëm çështje ditësh

Është pothuajse e kryer.

Futbollisti francez Kylian Mbappe, nga sezoni i ardhshëm do ta vesh fanllën e Real Madridit.

Zyrtarizimi i transferit do të bëhet ditëve në vazhdim.

Kështu të paktën ka lënë të kuptohet Mbappe, i cili deklaroi se do ta bëj të ditur këtë para se të mblidhet me kombëtaren franceze në muajin qershor.

Po ashtu ai ka bërë të ditur në një intervistë për gazetën franceze “L’Equipe” se kanë mbetur vetëm edhe disa detaje.

“Ne duhet të respektojmë të gjitha palët e përfshirë. Ka përfunduar, kanë mbetur vetëm edhe disa detaje”- ka thënë Mbappe.

Raportohet se Kylian Mbappe do të qëndrojë në Madrid për pesë vjetët e ardhshme.