Kalidou Koulibaly është kthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes. Mbrojtësi senegalez i Napoli, Koulibaly është në radarin e disa skuadrave të mëdha evropiane në merkaton e verës. Lojtari ka futur në garë tri skuadra të mëdha; Chelsea, Barcelona dhe Juventus, transmeton lajmi.net. Gianluca Di Marzio thotë se të gjitha këto tri skuadra po synojnë mbrojtësin e Napolit. Juventus e sheh senegalezin si një zëvendësues ideal të Matthijs De Ligt, pasi ky i fundit ka kërkuar largimin nga ‘Allianz Stadium’. Koulibaly nuk e ka mbyllur mundësinë që të qëndrojë akoma te Napoli. Mbetet të shihet kush e ka ofertën më të mirë për lojtarin.

Mesfushori holandez, Frenkie de Jong vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, me shumë spekulime që e lidhin lojtarin me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’.

Frenkie është dëshira e madhe e Manchester United, që tashmë në stol ka Erik ten Hag. ‘Djajtë e Kuq’ synojnë ta marrin lojtarin për 65 milionë euro plus bonuse.

Megjithatë, Barca nuk ka pranuar një ofertë të tillë. Te klubi thonë se lojtari nuk është në shitje, por praktikat janë tjera. Ata vazhdojnë të shqyrtojnë opsionet për lojtarin.

Kjo, sipas Lluis Canut ka bërë që Frenkie de Jong të jetë i dëshpëruar me qasjen e klubit ndaj tij, përcjell lajmi.net.

Lojtari së fundmi ka blerë edhe një shtëpi në Pedralbes, gjë që konfirmon vendosmërinë e tij për të qëndruar te Barca.

Frenkie de Jong nuk shqyrton assesi mundësinë për të kaluar te një skuadër që nuk luan në Champions League.