Kaka: Nëse Leao dëshiron të largohet nga Milani, ky është momenti i duhur

Legjenda e Milanit, Kaka beson se Rafael Leao duhet të qëndrojë me ‘kuqezinjtë’, por pranon se ky është ‘momenti i duhur për t’u larguar’ nëse dëshiron.
Portugezi është në bisedime për të vazhduar kontratën me gjigantët e Serie A, por ende nuk është arritur një marrëveshje.

Marrëveshja e tij aktuale në ‘San Siro’ skadon në qershor 2024 dhe avokati i tij Ted Dimvula konfirmoi të enjten se klienti i tij dëshiron të qëndrojë në klub.

“Ai është një lojtar fantastik, më pëlqen shumë”, tha Kaka për ‘Gazzetta dello Sport’, duke folur për Leaon, transmeton lajmi.net.

“Nëse ai e sheh futbollin italian si një moment kalimtar në karrierën e tij, atëherë ai duhet të largohet, tani është momenti i duhur. Mendoj se ai duhet të qëndrojë sepse nuk e sheh futbollin italian si kalimtar dhe ndonjëherë largimi nga Milani nuk është një ide e mirë”.

Ish-ylli brazilian u largua nga ‘kuqezinjtë’ për në Real Madrid në vitin 2009 pasi fitoi një titull në Serie A, një Ligë të Kampionëve dhe Topin e Artë në ‘San Siro’.

Ai u pyet nëse edhe ylli i Portugalisë do duhet ta bëjë një lëvizje të tillë.

“Nuk më pëlqejnë krahasimet, mendoj se Leao duhet t’i shqyrtojë të gjitha opsionet,” tha Kaka.

“Milani po i jep atij shumë. E takova Gallianin në Katar gjatë Kupës së Botës dhe ai tha se Seria A është bërë një hap në karrierën e lojtarëve. Unë luftoj ta shoh në këtë mënyrë. Seria A mbetet një ligë shumë sfiduese për sulmuesit, nuk mendoj se është një ligë e vogël, edhe nëse ka një fuqi të ndryshme ekonomike. Mësova shumë në Itali dhe u bëra lojtari që kujtojnë tifozët”.

Mbetet të shihet nëse do arrijnë drejtuesit e klubit dhe të lojtarit që të akordohen me një marrëveshje për yllin, Leao.