“Kafshova Chiellinin”, si mund të kishte ndryshuar karriera e Luis Suarez

Ish -ylli i Liverpoolit, Luis Suarez thotë se karriera e tij mund të kishte shkuar në një drejtim tjetër.

Sulmuesi uruguaian, i cili shënoi 31 gola në Ligën Premier në sezonin 2013/2014, mund të kishte ndryshuar klubet atë verë.

Megjithatë, ai pranon se kafshimi i tij në Kupën e Botës 2014 ndaj Giorgio Chiellinit i dha fund bisedimeve për një kalim te Real Madridi.

Duke folur në një intervistë me radiostacionin DelSol 99.5 FM: “Përpara Kupës së Botës 2014, Real Madridi donte të nënshkruante me mua dhe gjithçka ishte në rrugën e duhur”.

“Ata po planifikonin të shesin (Karim) Benzeman te Arsenali. U bë e gjitha. Kur filloi Kupa e Botës, Barca iu bashkua garës dhe padyshim që unë preferova Barçën. Me situatën e kafshimit, Madridi uli interesimin dhe Barça vazhdoi me interesimin e madh”.

“Në fund i kisha të dyja opsionet dhe zgjodha Barçën sepse ishte ëndrra ime”, ka shtuar më tej Suarez.