Kadri Veseli mungon edhe në varrimin e nënës (VIDEO)

Në varrezat e fshatit Broboniq gjatë së premtes është varrosur Ajshe Veseli, nëna e ish-kryekuvendarit Kadri Veseli.

Në varrim morën pjesë shumë familjar, miq e dashamirë të familjes Veseli, derisa të pranishëm ishin edhe udhëheqësit dhe anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Por, prezent edhe këtë herë – njëjtë si në varrimin e babait gjashtë muaj më parë – nuk ishte vetë Veseli që po gjykohet në Hagë nga Gjykata Speciale.

Për mospjesëmarrjen e Veselit keqardhje shprehu edhe kreu i PDK-së Memli Krasniqi, derisa fjalë të mira pati për nënën Ajshe.

Krenarë me të ndjerën janë edhe familjarët që e përkujtojnë si grua bujare.