Kader Kicaj: Po të isha e paaftë, nuk kisha ardhur në Big Brother VIP Kosova 2

Kader Kicaj, një nga banorët më të diskutuara të shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, përballet vazhdimisht me pyetje të drejtpërdrejta dhe të ashpra nga publiku dhe shikuesit e programit.

Ajo është në qendër të vëmendjes, jo vetëm për sjelljen në lojë, por edhe për mënyrën si ajo përballet me sfidat dhe akuzat që i bëhen.

Një nga pyetjet që i është bërë së fundmi Kaderit në darkën e të nominuarve ka të bëjë me lojën e saj brenda shtëpisë dhe nëse po ndikohet nga ndonjë i brendshëm për të vepruar në një mënyrë të caktuar.

“A po ndikohesh nga dikush brenda shtëpisë për këtë lojë të keqe apo je kaq e paaftë sa të duhet të sulmosh në vazhdimësi?”, ishte një prej pyetjeve të bëra në darkën e nominimeve.

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Përgjigja e Kaderit ndaj kësaj pyetjeje ishte e vendosur dhe e qartë. “Jam tepër e aftë për derisa kam hyrë ne Big Brother VIP Kosova se nëse nuk kisha qenë e aftë vendin këtu nuk e kisha pasur,” u shpreh ajo, duke treguar vetëbesim dhe duke u distancuar nga ideja se po ndikohet nga dikush tjetër.

Kaderi përndryshe ka hyrë pak më vonë se banorët e tjerë në shtëpinë më të famshme në vend, por ka arritur që të krijojë mjaft situata dhe dinamika brenda shtëpisë.

Ajo është një nga të nominuarat këtë javë dhe rrezikon që të eliminohet në rast se nuk merr votat e mjaftueshme nga publiku.