Sekretari i përgjithshëm i “Alternativës”, Skender Rexhepi-Zejd ka lëshuar kritika të ashpra në adresë të BDI-së, në fjalimin e tij që para Forumit rinor të partisë, shkruan gazeta LAJM. Zejdi, tha se me politikat e gabuara të saj, BDI-ja ka shkatërruar të gjitha vlerat, ka humbur shpresat dhe ka ngjallur frikën te rinia shqiptare. Në mbledhjen e Forumit rinor të Alternativës, ku kryetar u zgjodh Afan Elezi, sekretari i përgjithshëm i partisë Skender Rexhepi, funksionarët e BDI-së i krahasoi me Milloradin, një zyrtarë serb që, sipas tij, gjatë okupimit të Kosovës njihej për keqtrajtimin e shqiptarëve.
“Shqiptarët për 18 vite nga nje politikberje e gabuar e BDI-se kane arritur që të ngjallin ne vete frikën, të ngjallin pasigurinë, të dëshmojnë se plotë 18 vite BDI-ja ka humbur çdo vlerë dinjiteti kombëtarë, arsimor, ekonomik, social dhe rinia arsyen e vetme e kanë pasur shpërnguljen. Këtë e ka ditur BDI-ja dhe duke e ditur se kanë qenë në hall shqiptarët, 18 vite kanë përbuzur vlerat tona kombëtare, ata janë munduar të krijojnë një mekanizëm që tek rinia dhe qytetarët tjerë të ngjallin frikën. Në momentin kur e krijojnë frikën dhe varfërinë ata arrijnë t’i dëshmojnë rinisë se nuk ka kush tu del në mbrojtje. Bile nëpër degët e tyre e kanë përdorur një ngjarje që kanë ndodhur në Kosovën e okupuar kur një funksionar i qujtur Millorad I cili ka devalvuar cdo vlerë te shqiptarët dhe ka krijuar frikë tek shqiptarët”, tha në fjalën e tij, sekretari i përgjithshëm I Alternativës, Skender Rexhepi-Zejd. Fjalimin e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.
Zejdi: Milloradat e BDI-së shkatërruan ëndrrën e rinisë shqiptare (VIDEO)
Zejdi: Milloradat e BDI-së shkatërruan ëndrrën e rinisë shqiptare (VIDEO)
Posted by Lajm TV on Saturday, December 14, 2019