Ka vendosur të lërë muzikën, Stresi zbulon arsyen pse!

Stresi ditën e sotme ka folur më shumë rreth jetës së tij personale dhe profesionale.

Gjatë një interviste ai tregoi se largimi nga muzika është në planet e tij të ardhshme, pasi dëshiron që ti përkushtohet familjes.

Pjesë nga intervista

Stresi: Mendoj ta lë në momentin e duhur?

X: Pse duhet lënë muzika? Pse ta lësh vëlla?

Stresi: Mendoj të përfitoj dhe këto 3, 4 vite dhe pastaj gjysmën e jetës ta mendoj për familjen time, të bëj një hap më serioz.

X: Po më fal, ty muzika të pengon?

Stresi: Muzika është adrenalinë shumë e madhe, duhet të stopohem. Muzika të lë beqar vlla!

X: Atë mos e thuaj, mua nuk më rezulton në asnjë moment të kesh qenë beqar.

Stresi (qesh): Po në tipin tonë dhe mënyrën e jetës të vrullshme të le. I lidhur nuk jam, por secili ka atë jetën e tij private, kam një periudhë pushimi.

X: Si përfundim, vërtet e ke këtë lloj plani edhe 3, 4 vjet?

Stresi: Edhe 3, 4 vjet do shërbej në muzikë sepse kam shumë bashkëpunime që dua të bëj dhe mendoj ta stopoj sepse unë e kam adrenalinën të pakontrollueshme.

X: Je i bindur për këtë që thua?

Stresi: Jam shumë i bindur, si të thuash ‘it’s enough’, boll! 37-vjeç edhe është mjaftueshëm, e 3 vjet shkoj 40…Unë nuk jam dakord me veten time të vazhdoj në një moshë aq të madhe me muzikë.

X: Po ku e di ti, se ke në dorë.

Stresi: Nuk e kam në dorë, po në plan e kam.

X: Pjekuria mund të bësh kryeveprën e botës, atë mos e paragjyko.

Stresi: Jo, duke e menduar jam, nuk e di. Janë planet e mia.