Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ndryshime të mëdha pritet të ketë te Real Madridi në edicionin e ri, ku disa nga lojtarët do të largohen nga Santiago Bernabeu.

Një nga futbollistët e parë që do të largohet është Dani Ceballos, që ka kaluar pesë vite si pjesë e Realit në dy periudha të ndryshme 2017-2019 dhe 2021-2024.

Mesfushori spanjoll nuk është në planet e klubit dhe ata tanimë e kanë nxjerr në shitje, duke i vendosur edhe një çmim largimi prej vetëm tetë milionë eurove.

Reali nuk llogarit në shërbimet e tij dhe për këtë arsyeje i ka vendosur çmim të ulët largimi lojtarit i cili u transferua nga Betisi për 16 milionë euro në vitin 2017 dhe ka kontratë deri në vitin 2027.

E ardhmja e mesfushorit spanjoll pritet të jetë në Serie A, ku gjiganti italian Milan ka shprehur interesim për transferimin e tij.

27-vjeçari po e mirëpret largimin nga Reali pasi dëshiron një aventurë të re dhe në Milan ai ka të garantuara më shumë minuta për të luajtur.

Ceballos këtë edicion ka zhvilluar 21 ndeshje në të gjitha garat me Real Madridin, ku ka një gol dhe një asistim në 505 minuta në total të luajtura.