Ka nisur revidimi i bonuseve të Janevës, në qershor do të mësohet se sa të holla kanë marrë Prokurorët e PPS

Bonuset e Katica Janevës dhe prokurorëve të tjerë të Prokurorisw Publike Speciales kanë nisë të rishqyrtohen nga Enti shtetëror për revizion nga fillimi i këtij muaji. Kjo pas kërkesës së PP-së e cila dyshon se prokurorët dhe bashkëpunëtorët e PPS-së kanë marrë bonuese në mënyrë të paligjshme. Deri në fund të qershorit pritet që të dalë versioni përfundimtar i raportit të revidimit për të cilën ka të drejtë të ankohet ish-prokuroria e Speciales Janeva, tha Kryerevizori Maksim Acevski, për REL.

“Presim që revidimi të përfundoj në fillim të muajit maj. Më pas në afati prej 30 ditësh vetë subjekti që është lëndë e revidimit, ka të drejtë për vërejtje. Edhe pse PP nuk ekziston si subjekt juridik, megjithatë udhëheqësi i subjektit i cili në atë kohë ka drejtuar me PP ka të drejtë për vërejtje për rezultatet e konfirmuara në afat prej 30 ditësh”, tha Maksim Acevski.

Prokuroria Publike ka kërkuar nga Ministria e Financave grumbullim të informacioneve të nevojshme. Në kërkesën që pati siguruar TV21, kërkohej kontroll i të gjitha transaksioneve që janë bërë që nga fillimi i punës së PPS-së. E meqë lënda është në procedurë parahetimore nga PP nuk na zbuluan më shumë hollësi.

Nga ana tjetër Prokurori publik shtetëror, Lubomir Jovevski lidhur me bonuset e paguara në PPS-së, dy muaj më parë deklaroi se gjetjet fillestare tregojnë se në bazë të njëjtë janë ndarë kompensime nga dy herë, kurse hedh dyshim edhe mbi atë që të dhënat për rrogë kanë qenë informacione të klasifikuara.

E Prokurorja Fatime Fetai Para disa muajve, tha se lartësia e kompensimeve është caktuar me vendim të prokurorit special dhe është ndryshuar me kalimin e kohës.

“Në përgjithësi, secili prokuror ka marrë rreth 22 mijë euro, përafërsisht si kompensimet për harxhimet rrugore të disa deputetëve”, kishte thënë Fatime Fetai më 27.11.2019

Informacionet zyrtare nga baza “Financa të hapura” tregojnë se ish-kryeprokurorja speciale, Katica, gjatë mandatit të saj ka marrë gjithsej 157 mijë euro, jashtë rrogës së saj të rregullt.

Ndryshe sa i përket Enti shtetëror për revizion nga 2016 deri 2018 te organet hetuese ka dërguar 56 raporte për punë të paligjshme nëpër institucione. E për pjesën më të madhe nga organet hetuese siç janë MPB, PP, Komisioni shtetëror për Antikorrupsion dhe Policia financiare, sipas Acevskit, nuk ka përgjigje se deri ku janë procedurat. Për këtë arsye ai ka dërguar kërkesë me shkrim te këto organe për t’i informuar për raportet reviduese që i kanë drejtuar tek ata, tashmë dy vite.