“Ka bazë të mirë për marrëveshje”, Kovaçevski thotë se ka pasur takime me Taravarin dhe Ahmetin

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se të gjithë ata që janë të interesuar për integrime europiane, janë të mirëseardhur në të ashtuquajturin Front Europian, ide për të cilën Kovaçevski thotë se i pari ka folur, përcjell TV21.

“Njeriu i parë që ka përmendur frontin e europian, jam unë, në tribinat e LSDM-së, para një vjet, një vjet e gjysmë, dhe besoj se altertnativa e vetme e vendit tonë është anëtarësimi në BE, gjithçka tjetër është utopi dhe populizëm”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski thotë se ka pasur takime me kreun e ASH-së, Arben Taravari, por edhe me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Për marrëveshje duhet harmonizimi i shumë elementeve, për të cilat vlerësoj se ka bazë të mirë, do t’ia lëmë kohës para ne të tregojë se si do të jetë dalja finale, edhe në lista edhe në zgjedhje”, theksoi Kovaçevski./tv21.tv