Babai nga Kërçova dyshohet se e ka rrahur për vdekje vajzën e tij 2 vjeçe

Nga MPB njoftojnë se është arrestuar një 30-vjeçar nga Kërçova, pasi i njëjti dyshohet se e ka rrahur për vdekje vajzën e tij 2 vjeçe, përcjell TV21.

“Me datë 10.01.2024, në ora 15:30, në rrugën “Marshall Tito” në Kërçovë, zyrtarët policorë nga DPB-Kërçovë kanë privuar nga liria F.D.(30) nga Kërçova. Ai dyshohet se më 18.12.2023 në shtëpinë familjare në Kërçovë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore vajzës së tij dyvjeçare, e cila është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, e më pas në Qendrën Klinike në Shkup, ku më datë 08.01.2024, ka ndërruar jetë”, thonë nga MPB./tv21.tv