Juventusi sfidon Interin për Grimaldo

Juventusi kërkon shërbimet e mbrojtësit të Benficas, Alejandro Grimaldos.
Sipas raportimit të ‘Calciomercato’, Juventusi është i vendosur të bëjë një lëvizje për Alejandro Grimaldo në fund të sezonit, transmeton lajmi.net.

Skuadra torineze shpreson të mposht rivalët e tyre në Serie A, Interin për nënshkrimin e anësorit duke e marrë atë falas verën e ardhshme.

Spanjollit i përfundon kontrata me Benfican në verën e ardhshme.

Mbetet të shihet se cila do jetë zgjedhja e spanjollit për të ardhmen e tij.