Juventusi kërkon ta “shpëtojë” Sanchon nga United

Juventusi mund t’i ofrojë Jadon Sanchos mundësinë për t’i dhënë fund makthit të tij në Manchester United duke bërë një ofertë për huazim me mundësi blerje.
Sipas The Sun, gjigantët e Serisë A do të dëshironin që United të paguajë gjysmën e pagës së anësorit prej 350 mijë funte në javë dhe mund të përpiqet ta bëjë lëvizjen e përhershme verën e ardhshme me një ofertë prej 60 milionë, shkruan Lajmi.net.

Vetëm dy vjet pas një largimi prej 73 milionë funtesh nga Borussia Dortmund, karriera e Sanchos në “Old Trafford” duket se nuk ka të ardhme, pas një mosmarrëveshjeje me trajnerin e United, Erik ten Hag.

Trajneri holandez e la Sancho jashtë udhëtimit të United në Arsenal muajin e kaluar, duke përmendur paraqitjen e dobët të 23-vjeçarit në stërvitje.

Sancho u kundërpërgjigj dhe mohoi pretendimin e Ten Hag.

Që atëherë, Sancho nuk ka luajtur për United dhe është detyruar të stërvitet vetëm.

Ai është lidhur me një rikthim në Dortmund, por The Sun raporton se ai do të favorizonte një lëvizje në Serie A. /Lajmi.net/