Juventus po përgatiten për të bërë një lëvizje të madhe në merkaton e verës.
‘Zonja e vjetër’ ka kthyer sytë kah ylli i Liverpool, Mohamed Salah, i cili mund të largohet nga ‘Anfield’ gjatë kësaj vere.
‘Gazzetta dello Sport’ bën të ditur se klubi nga Torino janë gati të paguajnë një mal parash për egjiptianin, transmeton lajmi.net.
Nuk dihet akoma shuma e saktë që do t’i ofrohet skuadrës së Liverpool, por ‘Gazzetta’ e konsideron si ‘Masive’.
Salah ka kërkuar një pagë marramendëse te Liverpool, dhe ‘Reds’ duket se nuk janë gati të prishin strukturën e pagave në klub.
Edhe Barcelona është duke ndjekur me vëmendje situatën e Salah.