Juventus “kthen kokën” nga Morata, ndërprenë bisedimet me Vlahovicin për kontratën e re

Juventusi nuk dëshiron t’ia vazhdoj kontratën sulmuesit serb, Dusan Vlahovicit.
“Zonja e Vjetër” po planifikon ta rikthej Alvaro Moratan në Itali.

Juventusi është i gatshëm të diskutojë një marrëveshje të re me Vlahovic, një nga fituesit më të lartë në klub me një pagë prej 7 milionë euro në vit deri në vitin 2026.

Por, plani i klubit është të ulë pagën e Vlahovicit, diçka që ish- sulmuesi i Fiorentinës nuk dëshiron ta bëjë, shkruan Corriere dello Sport, përcjell lajmi.net.

Juventusi do të takohet me agjentin e sulmuesit Darko Ristic, por nëse Vlahovic nuk nënshkruan një kontratë të re ai mund të largohet në verë.

Një nga objektivat kryesore për të zëvendësuar Vlahovicin do të ishte Morata, i cili tashmë ka kaluar katër vite në Torino duke shënuar 59 gola në 185 paraqitje me Bianconerët.

Morata ka një klauzolë prej 21 milionë euro dhe megjithëse kontrata e tij me Atletico Madrid skadon në qershorin e ardhshëm, Tuttosport pretendon se Colchoneros tashmë kanë rënë dakord për të zgjatur qëndrimin e tij deri në vitin 2027.