Juventus hidhet në ‘sulm’ për Depay

Holandezi ka impresionuar në Ligue 1 që nga kalimi në vitin 2017, por kontrata i skadon në qershor, transmeton lajmi.net.

Holandezi ka shënuar 74 gola në 175 ndeshje në të gjitha garat, duke përfshirë 18 në 34 ndeshje gjatë këtij edicioni.

Sipas Calciomercato, “Zonja e Vjetër” është duke provuar të nënshkruar me sulmuesin.

Gazeta italiane raporton se Depay prinë në listën e dëshirave, por një vend në Ligën e Kampionëve do ishte e rëndësishme të siguronte top lojtarët.

Barcelona edicionin e kaluar ishte afër Depay, por tani kanë kthyer fokusin te ylli i Manchester Cityt, Sergio Aguero.