Juventus do të dënojë Dybalan, Arthurin dhe McKennie

McKennie organizoi një mbrëmje private të mërkurën në mbrëmje, duke ftuar dhjetë persona, përfshirë dy shokët e tij të skuadrës, transmeton lajmi.net.

Organizimi i festave private në Itali është i ndaluar sipas rregullave aktuale të COVID-19.

Fqinjët thirrën policinë kur vunë re se një festë po ndodhte brenda shtëpisë së McKennie.

Sipas Il Corriere dello Sport dhe Il Corriere della Sera, treshja do të gjobitet dhe pezullohet për ndeshjen e ardhshme kundër Torinos.