Juve fiton tre pikët në tavolinë, Napoli penalizohet me një pikë

Komisioni Disiplinor i Serie A ka marrë vendimin e shumëpritur për fatin e ndeshjes Juventus – Napoli.
Futbollistët e Napolit nuk ishin paraqitur fare në fushën e lojës në ndeshjen ndaj Juventusit javë më pare.
Krejt kjo për shkak të disa rasteve me COVID-19 te skuadra e Gennaro Gattusos.
Tashmë, Komisioni Disiplinor ka vendosur që Juventusi ta fitojë ndeshjen me rezultat zyrtar, 3:0, ndërsa Napoli penalizohet me minus një pikë.
Ndryshe, në këtë sfidë, futbollistët e Juventusit kishin dalur në fushë, por të njejtën gjë nuk e bënë edhe napolitanët.