Deputetët e miratuan vendimin! Kuvendi do të ketë pesë nënkryetarë

Me 60 vota “për”, 22 kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi sot votoi vendimin për numrin e nënkryetarëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Sot u votua vetëm për numrin e tyre, ndërsa propozimet për kandidatët deputetët do t’i diskutojnë në seancë kur do të sigurohen 61 vota.

– Advertisement –

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi propozoi që Kuvendi të ketë 5 nënkryetar, duke thënë se numrin e nënkryetarëve e vërteton Kuvendi, me propozim të kryetarit. Nënkryetarët zgjedhen nga radha e deputetëve që u përkasin partive të ndryshme politike të përfaqësuara në Kuvend, thuhet në rregullore.