Jurgen Klopp pyetet për largimin e mundshëm të Salah drejt Arabisë Saudite – trajneri gjerman shpërthen në të qeshura

Jurgen Klopp ka shpërthyer në të qeshura kur u pyet para ndeshjes me Aston Villan, se a do ta lërë jashtë skuadrës Mohamed Salahun, i cili ka qenë i lidhur me një transferim në Arabinë Saudite.

Salah e nisi ndeshje për Reds kundër Aston Villa në Anfield, pavarësisht spekulimeve intensive në lidhje me të ardhmen e tij, duke shënuar edhe golin e tretë të ndeshjes, në përballjen që Liverpooli po e fiton 3-0.

Liverpooli refuzoi një ofertë nga Al-Ittihad për Salah, por thuhet se arabët do të kthehen edhe me një ofertë para mbylljes së afatit në Arabinë Saudite.

Para ndeshjes Klopp u pyet për se a ke menduar apo jo për ta përzgjedhur egjiptianin në formacionin startues, gjë që e bëri Kloppin të qeshte hapur.

“Nuk kisha nevojë të mendoja! Është një histori mediatike dhe nuk ndodhi kurrë. Kam një tavolinë të madhe në zyrë, shumë letra, laptop, iPad dhe asnjëri prej tyre nuk është i zënë me lajme të tilla”.

 

“Kam shumë gjëra të tjera për të bërë dhe as që e kemi menduar. Mo ka pasur një javë stërvitje krejtësisht normale dhe të mirë. Nga këndvështrimi im nuk kishte asgjë për të menduar”, deklaroi Klopp.

Al-Ittihad mësohet se ka paraqitur një ofertë prej 200 milionë euro milionë euro për Salah.