Juliana Pasha: Sonte ngjitem në skenë me një mision

Sonte (e enjte) do të mbahet nata e dytë gjysmëfinale e festivalit “Kënga Magjike”, shkruan lajmi.net.

Në mesin e konkurentëve është edhe Juliana Pasha, e cila këtë vit po garon me këngën “Nuk do qaj”.

Pak orë para se të ngjitet në skenën e këtij festivali, Juliana tha se sonte këndon me një mision, e që është “Këndoj për të ndërtuar”.

Pra, me paratë e biletave synohet që të ndërtohet një shtëpi për një familje të prekur nga tërmeti në Shqipëri.

“NUK DO QAJ!
Sonte!
NATA E DYTE
@kengamagjikeofficial
Faleminderit te gjithe dashamiresve te kenges per gjithe komentet dhe postimet tuaja.
Sonte ngjitem ne skene me nje mision.
#kendojpertendertuar
#PirroÇako
#darkodimitrov
“, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se nata finale e festivalit “Kënga Magjike” është të shtunën (7 dhjetor). /Lajmi.net/