Në emisionin “Porta a Porta” të Bruno Vespas i ftuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama ishte deputeti italian e kritiku i njohur i artit, Bruno Vespa. Ai rrëfeu kujtimet që e kanë lidhur qysh herët me Shqipërinë.
“Shqipëria për mua është vendi i nostalgjisë, pasi babai im që unë e doja shumë, ka qënë në Shqipëri. Ai më rrëfente për udhëtimet e tij në Durrës, më tregonte për Tiranën e unë shihja me sytë e tij këtë vend të largët që unë e quaja “të komunistëve kinezë”. Më dukej si i mbrojtur nga ata pasi ishte sa afër po aq i largët. E në atë largësi më ishte krijuar ideja se komunizmi në të vërtetë, ndryshe nga ne, ndryshe nga konsumizmi, i shtynte njerëzit të mendonin të reflektonin, të lexonin. Pra ishte krijuar përshtypja e një vendi të kulturuar. Por më pas e vizitova këtë vend. Kam pasur raport me paraardhësit e Ramës. Kam vizituar këtë vend në kohën e Berishës, të Nanos,” tregon Sgarbi.
Vitorio Sgarbi kujtoi gjithashtu dhe vizitën e tij të parë në Kosovë në kohën kur Milloshevic dëbonte kosovarët nga toka e tyre.
“Pashë se si shqiptarët mikprisnin kosovarët. Kosovarët ishin në atë kohë shqiptarët e pasur, si pariolinët (Parioli lagje e pasur në Romë) e shqiptarët ishin pothuajse të kënaqur të strehonin këta “shqiptarët e pasur” që vinin me pelice e Mercedes të mëdhenj, i mikprisnin me shumë dashuri. Ishte vërtet një klimë e çuditshme e Shqipëria ishte bërë vendi mik për kosovarët”, kujton ai.
Gjatë këtij emisioni dhe gazetari i njohur, Bruno Vespa kujton se ka qënë gazetari i parë i cili qysh në fillim të viteve ’80 kërkoj të realizoj një reportazh në Shqipëri, gjë që s’u arrit kurrë. Ende po pres, thotë ai me humor.
Alba Sgarbi është vajza e kritikut italian pas një marrëdhënie dashurie me një vajzë shqiptare. Në moshën 13 vjeçare ai i njohu atësisë e Albës, e cila sot jeton në Itali e studion në Universitetin Bocconi të Milanos.
Për gazetarin Bruno Vespa, Alba rrëfen se tërmeti në Shqipëri që një goditje e papritur. Askush nuk e priste pasi nuk ndodhte prej 50 vitesh një gjë e tillë në Shqipëri. Ishte mjaft e vështirë nga ana shpritërore dhe pse nuk isha aty. Sa të mbaroj provimet do të shkoj në Shqipëri e të kontriboj fizikisht.”
Për Vittorio Sgarbin, i cili për publikun italian është një provokues mediatik, Alba thotë se “është një baba mjaft i ëmbël e për të cilin ndjehet krenare se është bija e tij.”
Po kritiku italian ç’mendon për vajzën e tij shqiptare?
“Alba është e mirë dhe e bukur ashtu si dhe motra e saj Evelina. E kisha në mendje t’i mbyllja në Manastir. Ishin perfekte, kaq të mira janë. Të bëheshin murgesha për pendesat e mëkateve të mia.”