Ju që po ua ndalni ujin shqiptarëve në Siniçan…

(Foto: Arbnora Memeti)

E kërkuan shpatën, nuk u dhamë.
E vodhën shpatën. Na goditën menjëherë, pa vonesë… në Siniçan.
Sepse jemi shqiptarë, që votën nuk u dhamë.
Ujin e pijshëm doni të na ndalni, ju qoftë haram.
Nuk ju ndihmon policia, as ushtria, mbajeni mend.
Tradhtia në këto anë, as nuk ka pasur, as nuk do të ketë vend.
Po ju vjen fundi, besoni…merreni me mend.
Gjithçka këputet kur është e hollë, vetëm zullumi kur trashet.
Bizneset i morët për vete, neve na i sollët telashet.
Doni të na fusni fesat me banorët e Urviçit.
Metodat i keni sikur në kohën e Millosheviçit.
Mund të na arrestoni, por frikën nuk ua kemi.
Nuk kërkojmë asgjë, vetëm ujë dhe rehat të na leni.
I lutëm të na lënë rehat, rehat nuk na lanë.
Do i paguajnë gjitha mëkatet, këtu në Siniçan.
Mbajeni mend, mos harroni, çka ju kemi than…!
(Nuhi Bexheti)