“Ju lutem na ndihmoni”, familjarë të aktorit turk nën rrënoja

Trishtim të madh në të gjithë vendin ka shkaktuar tërmeti me magnitudë 7.7 ballë, i cili ka pasur ndikim shkatërrues në 10 provinca ditën e djeshme.

Në tërmetin që tronditi Turqinë, të njëjtën dhimbje përjetoi edhe Erkan Petekkaya. Nën rrënojat e tërmetit kanë mbetur të afërm të bashkëshortes së aktorit.

“Të afërmit e gruas sime të dashur Didem Petekkaya janë nën rrënoja. Ne nuk mund t’i arrijmë, ju lutemi na ndihmoni. Na ndihmoni të gjithëve”, ka shkruar aktori.

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri tani është më shumë se 6,300 njerëz të vdekur./21Media