Joveski: Të mbijetuarit e tragjedisë, jashtë rrezikut për jetë (Video)

Prokurorët publik Lubomir Joveski dhe Vilma Ruskoska kanë vizituar të mbijetuarit e tragjedisë së sotme në Spitalin e Sofjes, shkruan gazeta LAJM. Pas kësaj vizite para medieve ka folur prokurori Joveski i cili ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të të lënduarve që arritën t’i shpëtojnë tragjedisë që ndodhi nga aksidenti me autobus në Bullgari, që la të vdekur të paktën 46 persona. “Tek disa pacientë duhet të kryhen operacione që nuk janë të komplikuara. Kështu që të gjithë pacientët që janë të shtrirë në spital ndodhen jashtë rrezikut për jetë”, tha Joveski./Gazeta LAJM

Në videon më poshtë mund të ndiqni prononcimin e plotë të prokurorit Lubomir Joveski.