Joveski: Rasti “Alfa” mund të shkojë në rigjykim?!

Kryeprokurori Ljubomir Joveski në një intervistë ekskluzive për Alsat ka deklaruar se nëse ekspertiza për rastin “Alfa” vlerësohet si dëshmia më e fortë mbi provat e tjera për këtë rast, mendimi i Prokurorisë Publike mund të jetë në favor të kthimi të lëndës në rigjykim.

Duke folur për tragjedinë në spitalin modular të Tetovës, Joveski tha se nga java e ardhshme pritet të përfundojë procedura parahetmiore dhe të merret vendim adekuat. Joveski foli edhe për hetimin e tragjedisë së Bullgarisë, kallëzimet penale ndaj prokurorëve publik dhe masat etike kundër prokurores Fatime Fetai. /Alsat.mk