Jotova: Kush mendon që çështja Bullgari-Maqedoni është punë e kryer, duhet të jetë mjaft naiv

Nënkryetarja e Bullgarisë, Iliana Jotova, falënderoi partnerët nga Franca, të cilët e kuptuan qëndrimin bullgar dhe kontribuan në kornizën e negociatave, përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e vendit para fillimit aktual të negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Jotova për mediat bullgare tha se situata me shtetin e Maqedonisë shihet si e ndërlikuar dhe theksoi se kushdo që mendon se puna është kryer duhet të jetë mjaft naiv.

“Institucionet evropiane nuk punojnë në verë, por procesi do të fillojë në vjeshtë. Tash e tutje do të ketë disa inspektime nga Komisioni Evropian, disa raporte nga vlerësimi i Këshillit, ku Bullgaria do të duhet të kujtojë çdo herë qëndrimin e saj”, tha Jotova.

Ajo tha se as Maqedonia mirëpo as Bullgaria nuk përfiton asgje nëse rasti kthehet në pikën zero, ndaj çështjen duhet të ecin përpara.

“Pas gjithçkaje që ndodhi, pas këtij procesi shumë të vështirë negociues, me takime të shumta, biseda dhe dialog, mendoj se Komisioni Evropian dhe vendet në Këshill do të jenë mjaft të kujdesshëm. Askush nuk përfiton nga kthimi në pozicionin fillestar. Së paku fqinjët tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, sepse duhet të jenë pjesë e familjes evropiane”, tha nënkryetarja e Republikës së Bullgarisë, Iliana Jotova.