Jorginho shënon autogol të çuditshëm gjatë miqësores së parë të Arsenalit, bëhet viral

Mesfushori italian, Jorginho shënoi një autogol të çuditshëm r gjatë miqësores parasezonale të Arsenalit kundër skuadrës gjermane të Bundesligës 2, FC Nurnberg.

Pas një fundi zhgënjyes të sezonit 2022/23, Topçinjtë po kërkojnë të bëjnë përgatitje maksimale përpara një tjetër lufte për titullin e Ligës Premier në sezonin 2023/24.

Të enjten në mbrëmje, Arsenali u përball kundër FC Nurnberg në Max Morlock Stadion dhe kaloi në epërsi me një gol të shkëlqyer të Bukayo Saka pas shtatë minutash.

 

Në pjesën e dytë, Jorginho prodhoi një moment të çuditshëm teksa shënoi një autogol nga rreth 30 metra pas një pasimi nga portieri Karl Jacob Hein.

Tifozët reaguan shpejt pas golit dhe momenti u bë viral në rrjetet sociale.