Arda Guler i bindur se do të luajë në Real Madrid

Talenti turk, Arda Guler mendon se do të ketë shanse të mëdha në Real Madrid këtë sezon të ri.

18-vjeçari mbërriti nga Fenerbahce javën e kaluar për një shifër prej 20 milionë eurosh, plus 10 milionë euro tjera bonuse dhe 20 për qind të shitjes së ardhshme.

Transferimi i Guler në Santiago Bernabeu ka bërë bujë të madhe shkaku i moshës së tij, por turku mendon se do të ketë shanse për të luajtur.

“Më kujtohet kur erdhën këtu Rodrygo, Vini, Camavinga dhe Valverde. Ata ishin 18 vjeç, ashtu si unë”, ka thënë fillimisht Guler.

“E mbaj mend shumë mirë atë moment, ata janë lojtarë shumë të mirë dhe tani janë shokët e mi të skuadrës”.

“Disa nga idhujt e mi ishin Zidane, Ozil dhe Guti, madje pata mundësinë të luaja përkrah Ozil”.

“Shumë klube evropiane treguan një interes të madh për mua, por kur Real Madrid të dëshiron ty, klubi më i mirë në botë, vendimi është i lehtë”, përfundoi 18-vjeçari.