Jonida Vokshi rrëfen “frikën” e bashkëshortit: Nuk di si do ia bëjmë gjatë shtatzënisë

Pasditen e djeshme në një lidhje tek “Rudina” në Tv Klan ishte bukuroshja e ekranit, Jonida Vokshi. Ajo foli për ditët e saj në karantinë, ditëlindjen por sigurisht vëmendjen e kishte vogëlushja e saj që do vijë shumë shpejt në jetë. Jonida ka filluar blerjet e para, ndërsa bashkë me Besnikun kanë gjetur edhe emrin e vajzës, por kanë preferuar mos ta ndajnë me të tjerët derisa vajza të lindë. Në lidhje me nepsin e saj gjatë pritjes së ëmbël, Vokshi shprehet se ajo është një llupëse shumë e madhe dhe frika e bashkëshortit të saj ishte sesa shumë ajo do shtonte gjatë shtatzënisë dhe tekat që do kishte me ushqimin.

Jonida Vokshi: Unë jam një llupëse e përjetshme, gjithmonë Besniku më ka thënë se nuk di si do bëhesh ti dhe nuk di si do ja bëjmë ne, kur të ngelesh ti shtatzënë sepse do jetë një tmerr i vërtetë. Nuk di sa mund të shtosh, apo nuk di tekat që do kesh në ushqim, me nepset. Por nuk më ka ndryshuar asgjë dhe shyqyr Zotit, se unë aq shumë neps që kam në përditshmëri dhe aq e shijoj dhe më pëlqen ushqimi, nuk do ishte fare e nevojshme që të shtoj gjatë shtatzënisë. Por falë Zotit jam pothuajse njësoj, sigurisht që përpiqem të bëj kujdes për ushqimin në sensin që marr gjithçka. Jam konsultuar me gjinekologen time, që duhet për të mirën e bebit, që prej fillimit, ja bëj edhe qejfin vetes, që kështu pak nga të gjitha.

Rudina Magjistari: Po që nuk lëviz dot se për shembull gjatë shtatzënisë sugjerohet edhe lëvizja, aktiviteti fizik. Si je adoptuar ti në kushtet e shtëpisë për pak aktivitet fizik?

Jonida Vokshi: Po mundohem në oraret e lejuara, sigurisht në vendet që janë pothuajse më më shumë gjelbërim të dal dhe të eci, të lëviz diçka 30 minuta ose një orë gjatë ditës, që të mbaj edhe muskujt në lëvizje sepse gjatë muajve të fundit është e këshillueshme kjo gjë dhe nuk është aspak mirë që ne të rrimë shtrirë gjatë gjithë kohës. Sigurisht mundohem me këto kushte, sigurisht pa i dhënë presion vetes.

Jonida u shpreh se është në muajin e 8-të të shtatzënisë dhe shumë shpejt do të mbajë në krahë fëmijën e saj të parë.