Austria lehtëson izolimin, disa biznese rihapen

Austria nisi sot lehtësimin e masave të izolimit, të cilat ishin ndërmarrë për mbrojtje nga koronavirusi. Mijëra dyqane nën 400 metra katrorë u rihapën, ashtu si edhe dyqanet e pajisjeve të rënda dhe qendrat e kopshtit.

Megjithatë, distancimi fizik mbetet në fuqi, ndërsa njerëzit udhëzohen të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që ta kenë të mundur. Austria ka qenë në mesin e vendeve të para evropiane që ka ndërmarrë masa të izolimit rreth një muaj më parë, përcjell Radio Evropa e Lirë. Autoritetet atje kanë raportuar deri më tash për 14,000 të infektuar me koronavirus dhe 368 të vdekur. Qeveria austriake ka thënë javën e kaluar se ka arriturr ta rrafshojë kurbën e infektimeve të reja.

Lehtësimin e izolimit e ka nisur edhe Spanja, duke i lejuar disa qytetarë të kthehen në punë, ndërsa Danimarka i ka rihapur shkollat për fëmijët e vegjël. Italia – vendi më i goditur i Evropës, me më shumë se 20,000 viktima nga koronavirusi – do t’i lejojë disa firma të rifillojnë operimet nga sot. Megjithatë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka zgjatur zgjatur izolimin atje deri më 11 maj. Në një adresim televiziv të hënën, Macron ka thënë se kufizimet aktuale e kanë ngadalësuar virusin, por nuk e kanë mundur atë.(REL)